إِنَّ أَصْحَـٰبَ ٱلْجَنَّةِ ٱلْيَوْمَ فِى شُغُلٍ فَـٰكِهُونَ
Atë ditë, me të vërtetë, banorët e Xhennetit janë të angazhuar me kënaqësi,
Lexo Faqe 444 sipas kufijve të verifikuar të Tanzil. Kjo përzgjedhje ka 16 ajete.
إِنَّ أَصْحَـٰبَ ٱلْجَنَّةِ ٱلْيَوْمَ فِى شُغُلٍ فَـٰكِهُونَ
Atë ditë, me të vërtetë, banorët e Xhennetit janë të angazhuar me kënaqësi,
هُمْ وَأَزْوَٰجُهُمْ فِى ظِلَـٰلٍ عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ
ata dhe gratë e tyre janë në hije (fllade), të mbështetur në kolltuqe,
لَهُمْ فِيهَا فَـٰكِهَةٌ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ
në të (xhennet) – për ta, ka pemë dhe çdo gjë që dëshirojnë.
سَلَـٰمٌ قَوْلًا مِّن رَّبٍّ رَّحِيمٍ
“Selam!” – (përshëndetën ata) me fjalë prej Zotit Mëshirues, -
وَٱمْتَـٰزُوا۟ ٱلْيَوْمَ أَيُّهَا ٱلْمُجْرِمُونَ
(u thuhet): “e veçohuni sot ju, o mëkatarë!”
۞ أَلَمْ أَعْهَدْ إِلَيْكُمْ يَـٰبَنِىٓ ءَادَمَ أَن لَّا تَعْبُدُوا۟ ٱلشَّيْطَـٰنَ ۖ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ
Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai, me të vërtetë, është armik i përbetuar i juaji,
وَأَنِ ٱعْبُدُونِى ۚ هَـٰذَا صِرَٰطٌ مُّسْتَقِيمٌ
por vetëm Mua më adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë.
وَلَقَدْ أَضَلَّ مِنكُمْ جِبِلًّا كَثِيرًا ۖ أَفَلَمْ تَكُونُوا۟ تَعْقِلُونَ
Ai (djalli), me të vërtetë, ka humbur shumë grupe njerëzish prej jush, e vallë, a nuk keni menduar!
هَـٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِى كُنتُمْ تُوعَدُونَ
(U thuhet atyre): “Ky është xhehennemi, që u është premtuar,
ٱصْلَوْهَا ٱلْيَوْمَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ
kalluni (digjuni) tani në të (xhehennem), ngase nuk keni besuar!”
ٱلْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَآ أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ
Sot, Ne do t’u vulosim gojët e tyre, e do të flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë fituar.
وَلَوْ نَشَآءُ لَطَمَسْنَا عَلَىٰٓ أَعْيُنِهِمْ فَٱسْتَبَقُوا۟ ٱلصِّرَٰطَ فَأَنَّىٰ يُبْصِرُونَ
Sikur të donim Ne, Ne do t’ju vërbonim sytë atyre duke ua rrafshur fytyrën, e ata do ta kërkonin rrugën; po, vallë si do të shihnin?
وَلَوْ نَشَآءُ لَمَسَخْنَـٰهُمْ عَلَىٰ مَكَانَتِهِمْ فَمَا ٱسْتَطَـٰعُوا۟ مُضِيًّا وَلَا يَرْجِعُونَ
Dhe, sikur të kishim dashur, Ne do t’i kishim shndërruar ata (prej krijese njerëzore në krijesa tjera) në atë moment, e ata nuk do të mund as të shkonin e as të ktheheshin.
وَمَن نُّعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِى ٱلْخَلْقِ ۖ أَفَلَا يَعْقِلُونَ
Kujt i japim jetë të gjatë, Na ia ndryshojmë strukturën e tij. E, vallë, a nuk kuptojnë ata?
وَمَا عَلَّمْنَـٰهُ ٱلشِّعْرَ وَمَا يَنۢبَغِى لَهُۥٓ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ وَقُرْءَانٌ مُّبِينٌ
Na, atij (Muhammedit) nuk ia mësuam poetikën, e as që ajo është për te. Këtë (që e ka sjellë) është vetëm këshillë dhe Kur’ani i qartë,
لِّيُنذِرَ مَن كَانَ حَيًّا وَيَحِقَّ ٱلْقَوْلُ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ
për ta paralajmëruar atë që është i gjallë (i mençur), dhe për t’u realizuar fjala (dënimi) ndaj mohuesve.