كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا۟ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
Po ashtu, nuk ka ardhur as para tyre asnjë pejgamber, e që të mos thonin (për te): “Është magjistar”, apo: “Është i çmendur!”
Lexo Faqe 523 sipas kufijve të verifikuar të Tanzil. Kjo përzgjedhje ka 23 ajete.
كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا۟ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
Po ashtu, nuk ka ardhur as para tyre asnjë pejgamber, e që të mos thonin (për te): “Është magjistar”, apo: “Është i çmendur!”
أَتَوَاصَوْا۟ بِهِۦ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ
Vallë, a mos ia kanë rekomanduar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata janë popull rebel,
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٍ
e, shmangu prej tyre; ti nuk do të qortohesh për këtë,
وَذَكِّرْ فَإِنَّ ٱلذِّكْرَىٰ تَنفَعُ ٱلْمُؤْمِنِينَ
dhe (vazhdoje) këshillimin, se, me të vërtetë, këshilla u bën dobi besimtarëve.
وَمَا خَلَقْتُ ٱلْجِنَّ وَٱلْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë,
مَآ أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ
Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë,
إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ
furnizimin e jep vetëm Perëndia, i Fuqishmi, i Paluhatshmi!
فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ذَنُوبًا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَـٰبِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ
Me të vërtetë, për ata që kanë bërë zullum, kanë pjesë (të dënimit), të ngjashëm pjesës së shokëve të tyre që kanë qenë si ata, e le të mos e nxitojnë atë (dënimin),
فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن يَوْمِهِمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ
sepse, mjerë për mohuesit prej Ditës që u është premtuar!
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلطُّورِ
Pasha malin e Turit (Sinajit),
وَكِتَـٰبٍ مَّسْطُورٍ
dhe Librin e shkruar në rreshta,
فِى رَقٍّ مَّنشُورٍ
të zhvilluar në lëkurë,
وَٱلْبَيْتِ ٱلْمَعْمُورِ
dhe Tempullin plot haxhinj,
وَٱلسَّقْفِ ٱلْمَرْفُوعِ
dhe kupës së ngritur (të qiellit),
وَٱلْبَحْرِ ٱلْمَسْجُورِ
dhe detit të mbushur,
إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَٰقِعٌ
me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë,
مَّا لَهُۥ مِن دَافِعٍ
dhe askush nuk mund ta pengojë,
يَوْمَ تَمُورُ ٱلسَّمَآءُ مَوْرًا
atë Ditë kur qielli do të lëkundet fuqishëm,
وَتَسِيرُ ٱلْجِبَالُ سَيْرًا
e malet të lëkunden me të madhe nga vendi!
فَوَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë, mjerë për ata që kanë përgënjeshtruar,
ٱلَّذِينَ هُمْ فِى خَوْضٍ يَلْعَبُونَ
që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin!
يَوْمَ يُدَعُّونَ إِلَىٰ نَارِ جَهَنَّمَ دَعًّا
Atë Ditë, kur me forcë do të hidhen në zjarrin e xhehennemit.
هَـٰذِهِ ٱلنَّارُ ٱلَّتِى كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ
(U thuhet atyre): “Ky është zjarri që e keni përgënjeshtruar,