فَكَانَ عَـٰقِبَتَهُمَآ أَنَّهُمَا فِى ٱلنَّارِ خَـٰلِدَيْنِ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَٰٓؤُا۟ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Fundi i këtyre të dyve, me të vërtetë, është qëndrimi i përhershëm në zjarr, e ky është dënimi për të gjithë njerëzit e këqinj.
Lexo Faqe 548 sipas kufijve të verifikuar të Tanzil. Kjo përzgjedhje ka 8 ajete.
فَكَانَ عَـٰقِبَتَهُمَآ أَنَّهُمَا فِى ٱلنَّارِ خَـٰلِدَيْنِ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَٰٓؤُا۟ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Fundi i këtyre të dyve, me të vërtetë, është qëndrimi i përhershëm në zjarr, e ky është dënimi për të gjithë njerëzit e këqinj.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ
O besimtarë, druajuni Perëndisë, dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen, duke mos e kundërshtuar Perëndinë, sepse, Ai di çdo gjë që punoni ju.
وَلَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ نَسُوا۟ ٱللَّهَ فَأَنسَىٰهُمْ أَنفُسَهُمْ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ
Dhe mos u bëni si ata që duke i harruar urdhërat e Perëndisë, Ai (Perëndia) i ka shpie ata që të harrojnë edhe vetveten; ata janë mëkatarë të vërtetë.
لَا يَسْتَوِىٓ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصْحَـٰبُ ٱلْجَنَّةِ ۚ أَصْحَـٰبُ ٱلْجَنَّةِ هُمُ ٱلْفَآئِزُونَ
Nuk janë të barabartë banorët e xhehennemit dhe banorët e xhennetit; bnorët e xhennetit do të jenë fitues.
لَوْ أَنزَلْنَا هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانَ عَلَىٰ جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُۥ خَـٰشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ ٱللَّهِ ۚ وَتِلْكَ ٱلْأَمْثَـٰلُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
Sikur këtë Kur’an t’ia shpallim ndonjë mali, ti do ta shihje atë të përulur dhe të copëtuar nga frika e Perëndisë. Këso shembujsh u përkujtojmë njerëzve që të mendojnë.
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ عَـٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَـٰدَةِ ۖ هُوَ ٱلرَّحْمَـٰنُ ٱلرَّحِيمُ
Ai është Perëndia, që s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, Ai është mëshirues dhe përdëllimtar!
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْمَلِكُ ٱلْقُدُّوسُ ٱلسَّلَـٰمُ ٱلْمُؤْمِنُ ٱلْمُهَيْمِنُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْجَبَّارُ ٱلْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَـٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Ai është Perëndia, që s’ka zot tjetër përveç Tij, Sundues, i Amshueshëm, Ai është i pastër nga të metat, Paqëdashës, ai që jep siguri, Ai që mbikëqyrë të gjitha, i Plotëfuqishëm, Imponus, Madhështor. Qoftë falenderuar Perëndia, Ai është shumë lart nga ato që ia përshkruajnë Atij!
هُوَ ٱللَّهُ ٱلْخَـٰلِقُ ٱلْبَارِئُ ٱلْمُصَوِّرُ ۖ لَهُ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ ۚ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ
Ai është Perëndia, Krijues, Ai që prej asgjëje krijon, Ai që çdo gjëje ia jep formën, ai posedon emërat më të bukur, Atë e falenderojnë të gjithë (çka ekziston) në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.