يُرْسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا
Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm,
Lexo Faqe 571 sipas kufijve të verifikuar të Tanzil. Kjo përzgjedhje ka 18 ajete.
يُرْسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا
Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm,
وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَٰلٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّـٰتٍ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَـٰرًا
dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshtije dhe për ju do të krijojë lumenj.
مَّا لَكُمْ لَا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَارًا
Përse nuk i frikoheni madhërisë së Perëndisë,
وَقَدْ خَلَقَكُمْ أَطْوَارًا
e, Ai ju ka krijuar me forma (faza) të ndryshme?!
أَلَمْ تَرَوْا۟ كَيْفَ خَلَقَ ٱللَّهُ سَبْعَ سَمَـٰوَٰتٍ طِبَاقًا
A nuk po shihni se si Perëndia i ka krijuar shtatë qiejt – palë-palë (kat-kat),
وَجَعَلَ ٱلْقَمَرَ فِيهِنَّ نُورًا وَجَعَلَ ٱلشَّمْسَ سِرَاجًا
dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener (ndriçues)?
وَٱللَّهُ أَنۢبَتَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ نَبَاتًا
Perëndia ju ka krijuar nga toka (dheu), ashtu si bimët,
ثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًا
pastaj ju kthen te ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë.
وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ بِسَاطًا
Perëndia për ju Tokën e ka bërë shtrojë,
لِّتَسْلُكُوا۟ مِنْهَا سُبُلًا فِجَاجًا
që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera?”
قَالَ نُوحٌ رَّبِّ إِنَّهُمْ عَصَوْنِى وَٱتَّبَعُوا۟ مَن لَّمْ يَزِدْهُ مَالُهُۥ وَوَلَدُهُۥٓ إِلَّا خَسَارًا
Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, pos shkatërrimt,
وَمَكَرُوا۟ مَكْرًا كُبَّارًا
dhe trilluan trillime të mëdha (kundër Nuhut)
وَقَالُوا۟ لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا
dhe kanë thënë (populli i Nuhut): Mos i lini kurrsesi zotrat tuaja, mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jeukin, as Nesrin’!
وَقَدْ أَضَلُّوا۟ كَثِيرًا ۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّـٰلِمِينَ إِلَّا ضَلَـٰلًا
E, këta idhujë kanë mashtruar shumë (njerëz); e ti (keqbërësve), mos u smadho asgjë, përpos humbjes!”
مِّمَّا خَطِيٓـَٔـٰتِهِمْ أُغْرِقُوا۟ فَأُدْخِلُوا۟ نَارًا فَلَمْ يَجِدُوا۟ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَنصَارًا
Për shkak të mëkateve të tyre, ata janë përmbytur, e janë hedhur në zjarr dhe ata nuk kanë gjetur mbrojtës tjetër për vete, përveç Perëndisë.
وَقَالَ نُوحٌ رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى ٱلْأَرْضِ مِنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ دَيَّارًا
Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë të qarkullojë në faqe të dheut asnjë mohues,
إِنَّكَ إِن تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا۟ عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوٓا۟ إِلَّا فَاجِرًا كَفَّارًا
sepse, me të vërtetë, nëse Ti i lë, ata – do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do tëlindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë!
رَّبِّ ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِىَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّـٰلِمِينَ إِلَّا تَبَارًۢا
O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrimin!