إِنَّآ أَنزَلْنَـٰهُ فِى لَيْلَةِ ٱلْقَدْرِ
Na kemi fillur ta shpallim (Kur’anin) në natën e Kadrit –
Lexo dhe dëgjo Al-Qadr, kapitulli 97, me 5 ajete. Zbritur në Mekë. Teksti origjinal arabisht nga Tanzil me përkthime të verifikuara.
بِّسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِنَّآ أَنزَلْنَـٰهُ فِى لَيْلَةِ ٱلْقَدْرِ
Na kemi fillur ta shpallim (Kur’anin) në natën e Kadrit –
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا لَيْلَةُ ٱلْقَدْرِ
e kush të tregon ty se ç’është nata e Kadrit?
لَيْلَةُ ٱلْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ
Nata e kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj –
تَنَزَّلُ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ
engjëjt dhe Xhebraili, me lejen e Zotit të tyre, zbresin në të, për të zbatuar (të gjitha) urdhërat e Zotit,
سَلَـٰمٌ هِىَ حَتَّىٰ مَطْلَعِ ٱلْفَجْرِ
përshëndetjet e kësaj nate zgjasin deri në agim.