قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلْفَلَقِ
Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit
Lexoni dhe dëgjoni Al-Falaq, suren 113, me 5 ajete. Zbritur në Mekë. Teksti origjinal arabisht me përkthime të verifikuara.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلْفَلَقِ
Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit
مِن شَرِّ مَا خَلَقَ
që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave,
وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ
dhe prej sherrit të natës kur kaplon terri,
وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّـٰثَـٰتِ فِى ٱلْعُقَدِ
dhe prej sherrit të falltorëve që fryejnë në nyje (bëjnë magji),
وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ
dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!”