قُلْ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ
Thuaj: “Perëndia është Një!
Lexo Faqe 604 sipas kufijve të verifikuar të Tanzil. Kjo përzgjedhje ka 15 ajete.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
قُلْ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ
Thuaj: “Perëndia është Një!
ٱللَّهُ ٱلصَّمَدُ
Perëndisë i drejtohen për çdo gjë!
لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ
(Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë,
وَلَمْ يَكُن لَّهُۥ كُفُوًا أَحَدٌۢ
dhe askush nuk i gjason Atij!”
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلْفَلَقِ
Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit
مِن شَرِّ مَا خَلَقَ
që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave,
وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ
dhe prej sherrit të natës kur kaplon terri,
وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّـٰثَـٰتِ فِى ٱلْعُقَدِ
dhe prej sherrit të falltorëve që fryejnë në nyje (bëjnë magji),
وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ
dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!”
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ
Thuaj: “I lutem dhe i mbështetem Zotit të njerëzve,
مَلِكِ ٱلنَّاسِ
Sundimtarit të njerëzve,
إِلَـٰهِ ٱلنَّاسِ
Perëndisë së njerëzve,
مِن شَرِّ ٱلْوَسْوَاسِ ٱلْخَنَّاسِ
nga sherri i djallit, bezdisës,
ٱلَّذِى يُوَسْوِسُ فِى صُدُورِ ٱلنَّاسِ
i cili fshehurazi hedh dyshime në shpirtërat e njerëzve –
مِنَ ٱلْجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ
prej xhindëve dhe prej njerëzve!”